
13:13 03/06/2022
Një video virale në Twitter tregon një grua që rrezikon jetën e saj për të marrë ujë nga një pus thuajse i tharë teksa ngjitet në muret e tij. Pa përdorur asnjë litar, ajo kacavirret për të zbritur e ngjitur pusin e thellë.
#WATCH | Madhya Pradesh: People in Dindori’s Ghusiya village risk their lives to fetch water from an almost dry well pic.twitter.com/jcuyLmE5xL
— ANI MP/CG/Rajasthan (@ANI_MP_CG_RJ) June 2, 2022
Këto janë kushtet ekstreme që njerëzit e fshatit Ghusiya në Indinë qendrore janë detyruar të ndërmarrin për shkak të ndërprerjes akute të ujit që ka shkaktuar tharjen e puseve, burimeve dhe një krizë të përgjithshme furnizimi.
Videot që tregojnë indianë duke rrezikuar jetën për të siguruar ujë janë bërë virale në rrjete sociale. Sipas një raporti botëror të vitit 2019, India është një nga 17 vendet ku “shqetësimi i ujit” është “kolosal”.
Në Ghsiya, fshatarët e inatosur kërcënojnë se do bojkotojnë zgjedhjet lokale të këtij viti për të protestuar ndaj qeverisë. “ Duhet të zbresim në pus për të marrë ujë. Këtu ndodhen tre puseqë thuajse janë tharë. Pompat e dorës nuk kanë ujë.
Punonjësit e qeverisë dhe liderët politikë vijnë këtu sa herë ka zgjedhje. Këtë herë kemi vendosur të mos votojmë derisa të kemi furnizim me ujë”, janë shprehur ata.
India është nxjerrësi më i madh i ujit nëntokësor në botë dhe popullsia varet kryesisht prej këtij procesi. Por thuajse dy të tretat e saj kërcënohen nga rënia e nivelit të ujërave nëntokësorë./tvklan.al