Rreziku i një sulmi rus ndaj Ukrainës

15:52 30/11/2021

Blinken paralajmëron Moskën me pasoja serioze

NATO është e shqetësuar për shtimin e pranisë ushtarake ruse në kufijtë me Ukrainën. Për këtë arsye, ministrat e jashtëm të vendeve anëtare diskutojnë këtë të martë dhe të mërkurën në Letoni, mbi rrezikun që mund t’i kanoset aleatëve nga një ndërhyrje e mundshme ushtarake ruse në Ukrainë.

Përpara takimit, sekretari amerikan i shtetit Antoni Blinken tha në një konferencë për shtyp se ende nuk është e qartë se cili është qëllimi i grumbullimit të ushtrisë ruse pranë kufirit me Ukrainën. Por çdo sulm i Moskës, sipas tij do të ketë pasoja serioze që shkojnë përtej konfliktit dypalësh.

Të hënën, Bjellorusia njoftoi zhvillimin e stërvitjeve të përbashkëta ushtarake me aleatët rusë pranë kufirit me Ukrainën. Minsku akuzoi NATO-n se po ngre struktura ushtarake përgjatë kufirit të këtij vendi. Bjellorusia është e përfshirë në konflikt me perëndimin edhe për krizën e refugjatëve në kufirin polak, ndaj presidenti Lukashenko ka forcuar aleancën me Moskën, me të cilën mund të jetë në krah në rast të një konflikti me NATO-n.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com