“Rreziku i pengimit të ecurisë së procedurës vazhdon të ekzistojë”, Gjykata Speciale i zgjat sërish paraburgimin Hashim Thaçit

Përmes platformës online “Zoom”, shefja e Informimit dhe Komunikimit Publik në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), Angela Griep ka bërë të ditur se kjo gjykatë ia ka vazhduar masën e paraburgimit ish-presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçit.

Në konferencën për media të mbajtur të enjten, Griep ka dhënë informacione të përditësuara mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë në këtë gjykatë.

Ajo ka bërë të ditur se në rastin Thaçi dhe të tjerët, të martën, me 25 janar, një version i redaktuar publik i vendimit i gjykatësit të procedurës paraprake u dorëzua, me të cilin urdhërohej mbajtja e mëtejme në paraburgim e Hashim Thaçit.

“Gjykatësi i procedurës paraprake konstatoi që rreziku se i akuzuari të pengojë procedurat ose të kryej krime të tjera mund të zbutet mjaftueshëm përmes kornizës për monitorimin e komunikimit të objekteve të paraburgimit të Dhomave të Specializuara”, ka thënë Griep.

Më tej ajo bëri të ditur se të premten, më 21 janar, trupi gjykues 1 urdhëroi mbajtjen e mëtejshme në paraburgim të Salih Mustafës.

Sipas saj, gjykatësit konstatuan se rreziku i pengimit të ecurisë së procedurës vazhdon të ekzistojë, përfshirë rrezikun e ndërhyrjes në viktima dhe dëshmitarë.

“Më 25 janar 2022 dëshmitari i dytë i fundit i thirrur nga prokuroria dëshmoi në rastin Salih Mustafa për zinxhirin komandues, modalitetet e komunikimit dhe lëvizjet e UCK-së në rajonin e Gollakut. Përveç kësaj dëshmitari dëshmoi për njësitin BIA të UCK-së dhe rolin e funksionin e tij në prill 1999. Ai më tej dëshmoi për ofensivën e forcave serbe në zonën e Zllashit gjatë gjysmës së dytë të prillit 1999”, ka thënë ajo, transmeton “Betimi për Drejtësi”.

Griep tha se dëshmitari ka dëshmuar pa masa mbrojtëse. Ndërkaq, shtoi se javën e ardhshme, më 1 shkurt 2022, dëshmitari i fundit i thirrur nga prokuroria pritet ta fillojë dëshminë në këtë rast.

“Prokuroria pritet të mbyll çështjen me 4 shkurt. Me 11 shkurt mbrojtja dhe avokati i viktimave do t’i paraqesin listat e tyre përkatëse të dëshmitarëve dhe të provave”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se më 17 dhe 18 shkurt trupi gjykues do të mbajë një konferencë mbi ecurinë e çështjes në prani të prokurorisë, mbrojtjes, avokatit të viktimave dhe zyrën administrative për të diskutuar për fazat e ardhshme të çështjes.

Sipas saj, më pas trupi gjykues do të vendosë për numrin dhe modalitetet e dëshmitarëve që do të dëgjohen, për datat dhe orarin e seancave.
Kurse tha se në rastin Gucati dhe Haradinaj, dëshmitari i tretë i thirrur nga mbrojtja e Haradinajt dëshmoi të premten, më 21 janar.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com