Rreziku nga tiroidet, mjekja Puci: Rekomandohet marrja e suplementeve te gratë në shtatzëni, trajtimi ne kohë minimizon risqet e kancerit

Muaji maj njihet si koha e ndërgjegjësimit të gjëndrave të tiroideve, që shkaktohen kryesisht nga niveli i jodit në organizëm. Sëmundja prek të gjitha grupmoshat, ndërsa më të riskuarat janë gratë. Mjekja endokrinologe, Entela Puca, tregon simptomat e para të një pacienti të prekur nga gjëndra e tiroides dhe mundësia për t’u diagnostikuar nga kanceri i tiroides.

“Nëse prodhohet jod me tepricë kemi hiperaktivitet, djersitje, pagjumësi. Patologji e shpeshtë është kanceri, sa më herët të kapet aq më i madh është shansi që të shërohet”, u shpreh mjekja.

Rreziku më i madh sipas mjekes është bashkëveprimi që tiroidja bën me organe të tjera të trupit, që mund të dërgojë për fat të keq deri në fatalitet.
“Cdo organ mund të preket nga tiroidja, mund të fillojë që nga zemra, çrregullime të tensionit etj”, tha mjekja.

Kontrollet periodike dhe suplementet e marra nga një grua shtatzënë për normalizuar sasinë e jodit, duke minimizuar kështu risqet për të prekur fëmijët e sapolindur, janë disa nga rrugët t’u mbrojtur nga kjo sëmundje.
“Me metodat e kripës së jodizuar dhe tabletat e jodit që në shtatzëni, duke përdorur jodin do të prodhojmë breza të ardhshëm pa patologji të tiroides pa mungesa të jodit”, përmbylli mjekja Puci.

Mjekët këshillojnë aktivitet fizik dhe një dietë të shëndetshme ditore për t’i bërë ballë jo vetëm tiroides, por të gjitha sëmundjeve që mund të kanoset trupi i njeriut.

[embedded content]

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts