“Rrezikun e kemi akoma prezent”- Ministri Peleshi flet për situatën me zjarret: Forcat e  Armatosura në gjithë territorin. Sot presim shuarjen e flakëve










Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka dalë sot në terren, duke u ndalur në bazën e Pashalimanit, nga ku foli lidhur me situatën e zjarreve në vend.

peleshi

Peleshi tha se presim që zjarret të vihen nën kontroll brenda ditës, por theksoi se ky nuk mund të jetë një premtim, pasi rreziku është ende prezent.

Forcat tona të Armatosura janë në të gjithë territorin, nga dita e parë që ka filluar kjo stinë e nxehtë, që është pasuar me zjarre të shumtë. Natyrisht komandanti i bazës ka bërë një punë shumë të mirë. Duke qenë se rrezikun akoma e kemi prezent, do të vazhdojmë punën me shumë intensitet dhe shpresojmë të vëmë në kontroll dhe ta fikim brenda disa orëve, brenda ditës së sotme. Por ky nuk mund të jetë një premtim sepse siç e thatë ju kushtet atmosferike janë të paparashikueshme, sidomos në një zonë si Gadishulli i Karaburunit”, tha Peleshi.

Ministri i Mbrojtjes tha se e vetmja vatër serioze zjarri për momentin është ajo e Karaburunit, ndërsa shtoi se është shmangur prekja e Llogarasë.

E konsiderojmë deri më tani të menaxhuar me sukses. Së pari nuk kemi pasur humbje jete, të lënduar, as banesa. Afër kërcënimit të zjarreve kanë qenë banesat në zonën e Ksamilit dhe në një fshat të Përmetit. Por tani ato janë shuar. Kanë shkuar respektivisht 20 efektivë të Forcave të Armatosura. Kemi tejkaluar situatën e vështirë edhe në dy fshatra të Fierit, është fikur edhe zjarri në Mamurras. Tani e vetmja vatër serioze ka mbetur Karaburuni. Kemi shmangur prekjen e Parkut të Llogarasë”, shtoi ministri.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *