Rrëzimi i avionit me 132 pasagjerë, shkaqet e tragjedisë ende të paqarta

18:05 22/03/2022

Ekipet e emergjencës në Kinë po përpiqen të gjejnë trupat e 132 personave të ndodhur në bordin e avionit që ra të Hënën në rajonin jugor të Guangshisë. Kërkime intensive po zhvillohen edhe për gjetjen e kutive të zeza që mund të hedhin dritë mbi shkaqet e rënies së mjetit tip Boing 737, që shkaktoi tragjedinë ajrore me bilancin më të rëndë të viktimave në 30 vitet e fundit në këtë vend.

Shanset për gjetjen e të mbijetuarve, thuajse janë shuar. Zjarri që përfshiu mjetin fluturues pas përplasjes me sipërfaqen e tokës ka shkrumbuar trupat e personave që ndodheshin në bord, po ashtu edhe bagazhet e tyre.

Hetuesit nuk kanë ende një pistë të qartë për të zbuluar shkaqet e tragjedisë. Ata nuk kanë ende një shpjegim të saktë, pse avioni mori papritur pozicion vertikal teksa ishte në një trajektore në ngritje, pasi kishte kaluar lartësinë e 9 mijë metrave mbi sipërfaqen e tokës. Bllokimi i motorëve nga lartësia mbi normat e fluturimit të avionëve dhe humbja e kontrollit janë dy prej shkaqeve më të mundshme. Avioni i kompanisë China Eastern u nda në dysh, pasi goditi tokën me një shpejtësi mbi 500 kilometra në orë gjatë rënies.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.