Rrëzimi i avionit me 132 persona në bord, vijojnë kërkimet për gjetjen e trupave

10:08 22/03/2022

Asnjë i mbijetuar nga përplasja e avionit me 132 pasagjerë në bord në malet, në jug të Kinës. Dëshmitarët shprehen se avioni mori flakë në ajër dhe përplasja mbi shpatet malore ishte shumë i fortë.

“Dëgjova një zhurmë të fortë. Ishte aq i fortë sa zhurma. Më pas mbërriti policia. Sigurisht që jam i frikësuar, nëse shihni një gjë që bie ashtu si kjo, kush nuk do të kishte frikë”.

Autoritetet arritën që të gjejnë vetëm mbetjet të avionit. Aksionet e China Eastern Airlines në Hong Kong ranë me 6.5% pas përplasjes së avionit ndërsa China Eastern ndaloi flotën e saj Boeing 737 pas rrëzimit. Sipas FlightRadar24 China Eastern ka 109 avionë në flotën e saj. Sipas ekspertëve Boeing 737 ka një siguri të mjaft të mirë. Hetuesit kërkojnë për kutitë e zeza të avionit dhe regjistruesin e zërit të kabinës për të hedhur dritë mbi rrëzimin.

“Ky model avioni ka një histori relativisht pozitive. Pra, ky nuk është një 737 MAX. Kjo është padyshim një tragjedi, sa herë që kemi një aksident si ky me humbje jetësh. Autoritetet kineze kanë filluar hetimin. Boeing do të bashkëpunojë me për të ndihmuar në këtë hetim për të kuptuar se cili ishte shkaku dhe nëse kishte apo jo vetë avioni, një lloj problemi mekanik, nëse ka qenë vetë piloti që e ka çuar në rrëzimin e tij ose ndonjë fakt natyror”.

Avioni ishte nisur nga qyteti jugperëndimor i Kunming për në Guangzhou në kufi me Hong Kongun. Sipas Rrjetit të Sigurisë së Aviacionit, aksidenti i fundit fatal në Kinë ishte në vitin 2010, kur 44 nga 96 personat në humbën jetën kur një avion Embraer E-190 nga Henan Airlines u rrëzua në aeroportit Yichun.

Klan News

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.