Rrëzimi i avionit privat në Moskë, VOA: Emri i Yevgeny Prigozhinit, në listën e pasagjerëve

Agjencia e lajmeve TASS, bëri sot të ditur se shefi i grupit të mercenarëve rus Yevgeny Prigozhin ishte në listën e pasagjerëve të një avioni privat i cili u rrëzua në veri të Moskës të mërkurën. Agjencia citoi ‘Rosaviatsia-n’, autoritetin rus të aviacionit.

Megjithatë, nuk ka informacione të menjëhershme e të qarta nëse Yevgeny Prigozhin ndodhej në avion.

“Ka nisur një hetim për rrëzimin e avionit Embraer që ndodhi sonte në rajonin e Tverit. Sipas listës së pasagjerëve, mes tyre ishte edhe emri i Yevgeny Prigozhin-it”, thanë zyrtarët e Rosaviatsia-s.

Më herët agjencia TASS njoftoi se dhjetë persona kishin vdekur pasi një avion privat u rrëzua në rajonin Tver të Rusisë në veri të Moskës.

I pyetur për rrëzimin e avionit dhe nëse Putini ishte pas kësaj, Presidenti Joe Biden tha për shtypin se nuk kishte të dhëna për atë që ka ndodhur por nuk ishte i habitur. “Nuk ka shumë gjëra që ndodhin në Rusi pa dijeninë e Putinit. Por nuk kam të dhëna të mjaftueshme për të ditur përgjigjen”, tha Presidenti Biden.

Në avionin, që po udhëtonte nga Moska në Shën Petersburg, ndodheshin shtatë pasagjerë dhe tre anëtarë të ekuipazhit.

Ne Uashington zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare Adrienne Watson tha se:

“Ne i kemi parë njoftimet. Nëse konfirmohen, askush nuk duhet të habitet”, shtoi ajo.

Kaja Kallas, kryeministre e Estonisë, tha gjatë një interviste për rrjetin televiziv CNN se:

“Nëse është e vërtetë, kjo tregon se (Presidenti rus Vladimir) Putin do të eliminojë kundërshtarët dhe kjo frikëson këdo që mendon të shprehë mendime të ndryshme nga të tijat”, sikurse tha ajo./ VOA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts