Rrëzohet aeroplani i vogël në SHBA, autoritetet pretendojnë se nuk ka asnjë të mbijetuar

Një aeroplan i vogël është rrëzuar në San Diego të SHBA-së duke lënë të vdekur sipas autoriteteve të gjithë pjesëtarët në bord.
Sipas mediave të huaja, Learjet 35A, që fluturonte jashtë aeroportit John Ëayne në Orange County, u rrëzua në pjesën e pa inkorporuar të El Cajon, Kaliforni.
Përplasja e ndodhur në orën 19:15 sipas kohës lokale të së hënës, e kjo ka bërë që edhe rreth 2500 konsumatorë të mbeten pa energji në zonë.

Zjarri dhe tymi mund të shiheshin në videon e siguruar nga një banor vendas ndërsa një transmetim i drejtpërdrejtë në rrjetet sociale tregoi një makinë në flakë para një shtëpie dhe mbeturina në rrugë.

Zyrtarët e zjarrfikësve nuk e dinë se sa njerëz ishin në bordin e avionit, por po punojnë me supozimin se ata kanë vdekur, thanë autoritetet për një stacion lokal NBC.

Ndërkohë nuk raportohet për viktima apo të lënduar në terren.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.