Rrëzohet aeroplani në SHBA, të paktën tre të vdekur

Një aeroplan i vogël është rrëzuar të në jug të Virxhinias në SHBA. Policia njoftoi se si pasojë tre persona kanë vdekur.

Sipas mediave të huaja, Beechcraft C23 me një motor u rrëzua pasi u ngrit nga Aeroporti Fayette në Fayetteville rreth orës 11 të paradites, tha Administrata Federale e Aviacionit në një deklaratë.

Autoritetet thanë se rrënojat u gjetën pranë një hambari në bashkësinë rurale të Lansing, rreth 80 kilometra në juglindje të Charleston.
Ndërkohë që trupat u gjetën brenda aeroplanit.

Policia e shtetit identifikoi viktimat si Nick Fletcher, 38 vjeç; Michael Taphouse, 36 vjeç; dhe Wesley Farley, 39. Të gjithë ishin nga zona Chesapeake, Virxhinia.

FAA dhe Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit janë duke hetuar shkaqet e aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *