Rrëzohet aeroplani në Suedi, vetëm një i mbijetuar

09:50 09/07/2021

Një aeroplan me tetë parashutistë dhe një pilot, u përplas ditën e djeshme në aeroportin e Orebros, rreth orës 19:20.

Pasi u rrëzua 100 metra larg pistës së fluturimit, shpërtheu një zjarr që mobilizoi forcat e emergjencës për fikjen e tij. Në vendngjarje u përfshinë 10 ambulanca, por nga ekuipazhi vetëm një prej tyre ka mbijetuar dhe është dërguar në spital me plagë të rënda, ndërsa tetë personat e tjerë kanë ndërruar jetë.

Është një aksident i rëndë. Kanë vdekur disa njerëz”, shkroi policia suedeze në uebfaqen e saj.

Qendra e Shpëtimit Ajror dhe Detar ka konfirmuar që aeroplani shërbente për hedhje me parashutë.

Kjo tragjedi ndodhi 28 ditë pasi një tjetër aeroplan u rrëzua ndërsa po përpiqej të ulej në Lindje të Rusisë, kur humbi kontaktin me kullën e kontrollit. Mendohet se aeroplani është përplasur fillimisht me një shkëmb gjatë uljes për shkak të pamundësisë për të parë qartë./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *