Rrëzohet autobusi në Kenia, të paktën 23 të vdekur

“Kemi këtë aksident të tmerrshëm që ndodhi këtu këtë mëngjes,” u tha gazetarëve të shtunën guvernatorja e Kituis, Charity Ngilu.

“Deri tash janë marrë mbi 23 trupa.

Kemi më shumë trupa në autobus,” tha ajo, duke shtuar se përpjekjet për të gjetur kufomat do të rifillonin të dielën në mëngjes.
Ngilu në Twitter postoi se së bashku me Kryqin e Kuq të Kenias dhe agjencitë e zbatimi të ligjit “po bënin gjithçka të mundshme për kërkim”.
Ajo tha se 12 persona ishin shpëtuar, duke përfshirë katër fëmijë. Mbetet e paqartë se sa pasagjerë ndodheshin në autobus.
Anëtarët e korit të Kishës Katolike Mëingi kishin qenë duke udhëtuar për dasmën e kolegut të tyre, kur aksidenti ndodhi në qarkun Kitui.
Dëshmitarët thanë se shoferi po përpiqej të kalonte ujërat me rrjedhje të shpejtë duke kaluar mbi urë, por forca ishte shumë e fortë, duke e fshirë autobusin nën rrymat e rrëmbyeshme.

Zëvendëspresidenti William Ruto ishte ndër ata që shprehu ngushëllimet e tij dhe gjithashtu u kërkoi shoferëve të bënin kujdes të shtuar në rrugët ku shumë pjesë të Kenisë po përjetojnë shi të dendur.
Zyrtarët thanë se ngjarja është nën hetim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *