Rrëzohet avioni luftarak në SHBA, fatmirësisht s’ka raportime për viktima

Një avion ushtarak është rrëzuar në SHBA. Mediat e huaja shkruajnë se avioni është rrëzuar në Kaliforni, njoftojnë autoritetet.

Aeroplani i tipit “F/A-18F Super Hornet” u rrëzua të hënën rreth orës 3 të pasdites në një zonë të skajshme të parkut kombëtar, thuhet në deklaratën e forcave amerikane.

Piloti i paidentifikuar, i cili u largua nga aeroplani në mënyrë të sigurt para aksidentit, u trajtua për lëndime të lehta në një spital në Las Vegas dhe është lëshuar më vonë në mbrëmje, shkruan Fox Neës.

“Asnjë civil nuk është lënduar si rezultat i këtij incidenti. Shërbimi i Parkut Kombëtar dhe Forcat Detare do të punojnë së bashku për ta koordinuar pastrimin e kësaj zone të egër”, thuhet në deklaratë.

Incidenti është duke u hetuar dhe forcat detare thanë se janë duke bashkëpunuar me autoritetet lokale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *