Rrëzohet avioni luftarak rus në një pallat, shkon në 13 numri i të vdekur

rrezohet avioni luftarak rus ne nje pallat shkon ne 13 numri i te vdekur
rrezohet avioni luftarak rus ne nje pallat shkon ne 13 numri i te vdekur

09:07 18/10/2022

SHBA bën përgjegjëse Rusinë për krimet e luftës, lajmëron sanksione të tjera

Të paktën 13 persona kanë vdekur pasi një aeroplan luftarak rus u rrëzua në një bllok apartamentesh në qytetin jugor rus të Yeysk.

Dy pilotët e avionit Su-34, në një fluturim stërvitor, u hodhën përpara se ai të godiste ndërtesën. Në mesin e viktimave ishin edhe tre fëmijë. Zyrtarët kanë bërë të ditur se 68 persona  u shpëtuan nga zjarri në bllokun nëntë katësh. Nëntëmbëdhjetë persona të plagosur po trajtohen pas aksidentit.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë deklaruar se Rusia do të jetë përgjegjëse për krimet e luftës si dhe do të ndërmarrin veprime kundër kompanive dhe kombeve që punojnë me programin e dronëve të Iranit. Rusia dhe Irani kanë ofruar mbështetje kryesore ushtarake për presidentin Bashar al-Assad në luftën civile siriane.

“Kushdo që bën biznes me Iranin që mund të ketë ndonjë lidhje me zhvillimet e raketave balistike ose dërgimin e armëve nga Irani në Rusi, duhet të jetë shumë i kujdesshëm pasi SHBA nuk do të hezitojë të përdorë sanksione ose të ndërmarrë veprime kundër autorëve”, bëri të ditur zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Vedant Patel.

Britania dhe Franca ranë dakord që Irani që furnizon Rusinë me dronë ka shkelur rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që miratoi marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 midis Iranit dhe gjashtë fuqive. Irani mohoi se po furnizon me dron Rusinë, ndërsa Kremlini nuk ka komentuar në lidhje me sulmet e fundit. Anthony Blinken, Sekretari i Shtetit i SHBA-së, u shpreh se ajo që do të përcaktonte konkurrencën midis fuqive botërore tani ishte teknologjia. Ai tha se përdorimi i dronëve iranianë ishte një “shenjë e rritjes së dëshpërimit nga Rusia”.

Sulmet ruse pasuan përparimet e forcave ukrainase në lindje dhe jug dhe pas një shpërthimi të 8 tetorit në një urë që lidh Rusinë kontinentale me Krimenë  gadishulli që Rusia aneksoi nga Ukraina në 2014. Agjencia e lajmeve Interfax Ukraine raportuan shpërthime në qytetin Fastiv jashtë Kievit, si dhe në portin jugor të Odesës. Bombardime u regjistruan gjithashtu edhe në Dnipro dhe në Mykolaiv ku infrastruktura pësoi dëme serioze. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy kërkoi shpëtimin e sa më shumë të burgosurve që mbahen nga Rusia. Të dy palët kryen një nga shkëmbimet më të mëdha të të burgosurve deri më tani, duke liruar 218 persona, mes tyre 108 gra ukrainase.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts