Rrëzohet avioni luftarak Su-30 në Rusi, humbin jetën dy pilotët

Një avion luftarak rus Su-30 është rrëzuar në rajonin rus të Kaliningradit, duke vrarë dy pilotët në bord.

“Aeroplani Su-30 u rrëzua në një zonë të shkretë. Fluturimi u krye pa municion. Ekuipazhi vdiq”, thanë autoritetet ushtarake lokale.

Sipas zyrtarëve, shkaku i mundshëm ishte një mosfunksionim teknik.

Kaliningrad është një enklavë ruse në Detin Baltik, e pozicionuar midis vendeve anëtare të NATO-s Polonisë dhe Lituanisë.

Avioni luftarak Su-30 është përdorur gjerësisht gjatë aksionit të Rusisë në Ukrainë. Forcat ajrore ruse kanë pësuar një sërë përplasjesh që disa vëzhgues ia atribuojnë një numri më të madh fluturimesh në mes të luftimeve në Ukrainë.

Muajin e kaluar, dy avionë luftarakë rusë u rrëzuan ndërsa ishin në misione stërvitore – një në Paqësor dhe një në Detin Azov.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts