Rrëzohet avioni luftarak, vdes piloti amerikan

09:02 04/06/2022

Një avion luftarak amerikan është rrëzuar në shkretëtirën e Kalifornisë, duke shkaktuar vdekjen e pilotit. Lajmi është konfirmuar nga Marina Amerikane.

Avioni luftarak FA-18E Super Hornet u rrëzua në afërsi të Trona, rreth 370 kilometra larg bazës së avionë luftarakë në Kaliforni.

Asnjë civil nuk u lëndua nga rrëzimi i avionit. Ndërsa identiteti i pilotit nuk bëhet i ditur pa kaluar 24 orë pasi të jetë njoftuar familja e viktimës.

Shkaqet e këtij aksidenti ajror nuk janë të qarta. Një hetim i brendshëm pritet të zbardhë rastin për të mësuar se çfarë ndodhi. /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.