Rrëzohet avioni në Los Angelos

rrezohet avioni ne los angelos
rrezohet avioni ne los angelos

[embedded content][embedded content]

20:07 09/07/2023

6 të vdekur, nuk dihen shkaqet e aksidentit ajror

Gjashtë persona në bordin e një avioni të vogël biznesi Cessna C550 humbën jetën rreth orës 4:15 të mëngjesit me orën lokale në Franch Valley në Riversë, rreth 137 km në jug të Los Anxhelosit.

Elliott Simpson, një hetues i aviacionit për Bordin Kombëtar të Sigurisë së Transportit, tha në një konferencë për shtyp se pasagjerët dhe piloti që ndërruan jetë ishin të gjithë të rritur.

Avioni u rrëzua 500 metra larg pistës në aeroportin e vogël, pasi iu desh të bënte një ulje emergjence, për shkak të kushteve jo të mira. Mjeti fluturues privat ishte nisur nga Aeroporti Ndërkombëtar Harry Reid në Las Vegas, drejt Kalifornisë, kur u detyrua të bëntë uljen e menjëhershme.

Përplasja shkaktoi një zjarr flakët e të cilit u shtrinë në një perimetër prej një hektar, duke shkrumbuar bimësinë e zonës përreth.

Për autoritetet mbetet e paqartë se çfarë e shkaktoi rrëzimin e avionit, ndërkohë që po hetohen të gjitha pistat që cuan në këtë aksident që u kushtoi jetën 6 pasagjerëve.

Tv Klan

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts