
14:33 03/10/2021
Një avion i vogël është përplasur me një ndërtesë jo shumë larg stacionit të metrosë duke shkaktuar edhe zjarr.
Sipas raportimeve deri tani flitet se gjashtë persona kanë qenë në bordin e avionit.
Alarmi në Areu (Agjensinë Rajonale të Emergjencave në Lombardi) ka mbërritur rreth orës 1 dhe menjëherë kanë shkuar në vendngjarje policë dhe zjarrfikës.
Ndërtesa ku është përplasur avioni ishte duke u rikonstruktuar dhe për këtë arsye asnjë person nuk ka qenë brenda godinës.
Avioni i nisur nga Milano është drejtuar drejt ishullit të Sardinia. /tvklan.al
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al