Rrëzohet avioni në Tanzani, të paktën 19 të vdekur dhe 23 të mbijetuar

rrezohet avioni ne tanzani te pakten 19 te vdekur dhe 23 te mbijetuar
rrezohet avioni ne tanzani te pakten 19 te vdekur dhe 23 te mbijetuar

Të paktën 19 persona kanë vdekur si pasojë e rrëzimit të një aeroplani të Tanzanisë në Liqenin Viktoria, në tentim e sipër për t’u ulur në qytezën Bukoba.

Sipas autoriteteve, 23 prej 43 personave që kanë qenë në aeroplan, kanë shpëtuar dhe janë dërguar në spital. Dy pilotët i kanë mbijetuar rrëzimit dhe kanë folur me autoritetet lokale nga kabina, mirëpo autoritetet kanë thënë më vonë se të dy mund të kenë vdekur.

Ekipet e shpëtimit dhe peshkatarët lokalë janë duke tentuar të shpëtojnë personat që janë ende të bllokuar në aeroplan.

Si arsye për rrëzim të aeroplanit është përmendur moti i keq. Një pjesë e pistës së aeroportit në Bukoba është afër brigjeve të Liqenit Viktoria, njëherësh liqenit më të madh të Afrikës. Precision Air është kompania më e madhe private për fluturime në Tanzani.

Ajo është themeluar më 1993 dhe kryen fluturime të brendshme dhe rajonale./REL

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts