Rrëzohet droni i paidentifikuar në Kurdistan, 3 të plagosur

rrezohet droni i paidentifikuar ne kurdistan 3 te plagosur
rrezohet droni i paidentifikuar ne kurdistan 3 te plagosur

Një dron i paidentifikuar u rrëzua të mërkurën në veri të Erbilit, kryeqyteti i rajonit gjysmë autonom të Kurdistanit të Irakut, duke plagosur tre persona, tha në një deklaratë Shërbimi Rajonal Kundër Terrorizmit (CTS).

Droni shpërtheu në orën 21:35 me orën lokale (1835 GMT) pasi u rrëzua në një restorant në Erbil, rreth 375 km në veri të kryeqytetit Bagdad, thuhet në deklaratën e CTS.

Shpërthimi shkaktoi gjithashtu dëme në ndërtesën e restorantit dhe disa makina civile aty pranë.

Ndërkohë, Saman Barzanji, ministër i shëndetësisë i Qeverisë Rajonale të Kurdistanit, u tha gazetarëve se të plagosurit pësuan vetëm lëndime të lehta.

Asnjë grup nuk ka marrë ende përgjegjësinë për incidentin, por bombardimet me raketa ose dron nga milicitë ndodhin shpesh në rajonin e Kurdistanit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts