Rrëzohet helikopteri, asnjë i mbijetuar

20:51 17/10/2021

Rrëzimi i një helikopteri i mori jetën 3 personave këtë të diel në veri të Baden-Württemberg të Gjermanisë. Viktimat, sipas policisë lokale janë piloti dhe dy pasagjerët që ndodheshin në mjet.

Helikopteri Robinson R44 ishte 4 vendësh dhe ishte ngritur nga Herzogenaurach. Ai u rrëzua pak para orës 13:00 në një pyll në Buchen, pranë kufirit me Hesse dhe Bavarisë, për shkaqe momentalisht të paqarta.

Autoritetet gjermane kanë nisur hetimet për ngjarjen e rëndë./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *