Rrëzohet helikopteri rus me 16 persona në bord

09:19 12/08/2021

9 persona kanë mbijetuar dhe 7 janë të zhdukur

Një helikopter me 16 persona në bord është  rrëzuar në rajonin rus të Kamchatka në rajonin lindor te Rusise ku nëntë prej tyre kanë mbijetuar ndërsa shtatë personat e tjerë që gjendeshin në bordin e helikopteri  rezultojnë të zhdukur.

Sipas agjencisë  shtetërore të  lajmeve RIA pasagjerët ishin turistë nga Moska dhe Shën Petersburg. Të mbijetuarit u gjenden në vendngjarje dhe mësohet se nga nënë të mbijetuarit 7 ishin pasagjerë ndërsa 2 persona anëtarë të ekuipazhit.

Kërkimi për personat e tjerë po vazhdon pasi fati i tyre nuk dihet dhe autoritet ruse kanë nisur një hetim për shkeljen e rregullave të sigurisë ajrore .

Operacioni i kërkim-shpëtimit po vijon por në kushte tejet të vështira pasi zona ku ndodhi përplasja mund të arrihet vetëm me helikopterë dhe mjegulla ka  ndërlikuar  përpjekjet e shpëtimit

Kujtojmë se në Korrik, 28 personat humbën jetën në një aksident ajror po në Kamchatka tepër i njohur për natyrën e tij. Pas disa orësh kërkime, grupi i emergjencave arritën të gjenin në vendngjarje vetëm mbetjet e avionit.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *