Rrëzohet në Pakistan një aeroplan trajnues i forcave ajrore, humb jetën piloti

Një aeroplan i Forcave Ajrore të Pakistanit u rrëzua në Pakistanin veriperëndimor gjatë një misioni stërvitor, ku piloti humbi jetën.

Forcat Ajrore të Pakistanit njoftojnë se përplasja ndodhi pranë qarkut Mardan, rreth 47 kilometra nga Peshauari, kryeqytetit të provincës veriperëndimore Khyber Pakhtunkhua që kufizohet me Afganistanin fqinj.

“Një avion i vogël Forcave Ajrore të Pakistanit u rrëzua pranë qarkut Mardan gjatë një misioni stërvitor rutinë”, thuhet në njoftimin e Forcave Ajrore të Pakistanit.

Zëdhënësi i Forcave Ajrore më vonë konfirmoi se piloti humbi jetën në aksident.

Deri më tani nuk flitet për ndonjë shkak të rrëzimit.

Forcat Ajrore theksuan se lidhur me ngjarjen kanë filluar hetimet për të përcaktuar shkakun e aksidentit.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *