Rrëzohet një avion i vogël në Virxhinia, 5 persona mes tyre një i mitur, humbën jetën

rrezohet nje avion i vogel ne virxhinia 5 persona mes tyre nje i mitur humben jeten
rrezohet nje avion i vogel ne virxhinia 5 persona mes tyre nje i mitur humben jeten

Një avion i vogël u rrëzua në një zonë pyjore pranë kufirit perëndimor të Virxhinias, duke shpërthyer në flakë dhe duke vrarë të pesë personat në bord, duke përfshirë një të mitur, thanë autoritetet.

IAI Astra 1125 me dy motorë u rrëzua pranë aeroportit Ingalls Field në Hot Springs, Virxhinia, rreth orës 15:00, tha Administrata Federale e Aviacionit.

“Në këtë kohë, duket se në bordin e avionit ishin katër të rritur dhe një i mitur. Të pestë, ku përfshihej edhe piloti, vdiqën në vendngjarje”, tha zëdhënësja e Policisë së Shtetit të Virxhinias, Corinne Geller në një njoftim për shtyp.

Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit dhe Administrata Federale e Aviacionit thanë se do të hetojnë incidentin.

Avioni ishte “një avion i vogël, privat”, tha policia e shtetit.

“Policia e shtetit po punon me FAA dhe NTSB për të konfirmuar rrugën e fluturimit të avionit dhe për të identifikuar pasagjerët. Hetimi i përplasjes mbetet në vazhdim në këtë moment, “tha Geller.

Hot Springs ndodhet afër kufirit të Virxhinias me Virxhinia Perëndimore dhe është afërsisht 160 milje (257 km) në veriperëndim të Richmond.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts