
Pesë persona vdiqën të martën kur një aeroplan i vogël mallrash u rrëzua menjëherë pas ngritjes nga Aeroporti Juba në Sudanin e Jugut, thanë zyrtarët e aeroportit.
Kur Kuol, drejtori i përgjithshëm i Aeroportit Ndërkombëtar Juba, tha se avioni i mallrave që u rrëzua në anën lindore të lumit Nil po çonte mallra në Maban.
“Është konfirmuar se ka një aeroplan mallrash që u rrëzua pak minuta më parë teksa po ngrihej nga Aeroporti Ndërkombëtar i Jubës duke u nisur për në Maban, pesë anëtarët e ekuipazhit në bord janë konfirmuar të vdekur”, u tha Kuol gazetarëve në Juba.
Sudani i Jugut gjatë viteve të fundit ka përjetuar shumë aksidente ajrore. Në mars 2020, një aeroplan mallrash u rrëzua në shtetin verilindor Jonglei, duke lënë 10 të vrarë.
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al