Rrëzohet një avion me ushtarë, raportohet për disa të vdekur

09:55 04/07/2021

Një avion ushtarak filipinas është rrëzuar në jug të vendit. Mësohet se në momentin e rrëzimit ndodheshin 85 persona në bord. Më shumë se 40 persona janë shpëtuar dhe janë dërguar në spital. Avioni, një C130 Hercules, po përpiqej të ulej në ishullin Jolo kur u rrëzua. Deri më tani autoritetet kanë mundur që të gjejnë 17 trupa të pajetë nga vendi i rrëzimit.

Në avion ndodheshin trupa ushtarake nga Cagayan de Oro. “Humbi pistën, u përpoq që të fitonte fuqi, por nuk ia doli”, tha një zëdhënës.

Ushtarët ishin pjesë e pranisë së shtuar ushtarake në Filipinet e jugut për të luftuar militantët islamikë siç është grupi Abu Sayyaf. Mediat lokale kanë publikuar pamje nga momenti i rrëzimit dhe se si avioni ka shpërthyer në flakë. Kjo ka shkaktuar që një pjesë e zonës së pyjëzuar të niset të digjet./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *