
Rrëzohet qeveria holandeze. BBC shkruan se kjo ka ndodhur për shkak të mosmarrëveshjes midis partive të koalicionit mbi krizën e emigrantëve.
Palët nuk arritën të gjenin një marrëveshje në bisedimet e krizës, të kryesuara nga kryeministri Mark Rutte. Rutte synonte të kufizonte kërkesat e azilkërkuesve për të sjellë familjet e tyre në Holandë, por planet e tij kanë zemëruar dy nga katër partitë në koalicionin qeverisës të konservatorëve dhe liberalëve.
Ndërkohë zgjedhjet e reja mund të mbahen në vjeshtë.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al