Rriten aksionet e prodhuesve të lodrave në Kinë

22:55 01/06/2021

Vendimi erdhi pasi qeveria kineze lejoi që çiftet të kenë tre femije nga dy që parashikonte me pare ligji

Vendimi i qeverisë kineze për të lejuar që çiftet të kenë tre fëmijë ka ndikuar drejtpërdrejtë në rritjen e aksioneve të prodhuesve të lodrave, pelenave dhe ndërmarrjeve të ushqimit të fëmijëve.

Aksionet në prodhuesin e lodrave Goldlok Holdings (Guangdong) Co u rritën në kufirin e tyre 10%. Po ashtu industria që prodhon qumështin pluhur Beingmate Co, prodhuesi i produkteve për fëmijë Shanghai Aiyingshi Co dhe prodhuesi i pajisjeve të kujdesit për foshnjat Ningbo David Medical Device Co gjithashtu u rritën.

Kina ngriti kufirin e lindjeve në një përpjekje për të shmangur rreziqet për ekonominë e saj  pasi popullsia e saj po plaket me shpejtësi. Por analistët thonë se politika në vetvete nuk ka gjasa të rrisë gatishmërinë e shumë çifteve për të pasur më shumë fëmijë, duke pasur parasysh kostot e larta të kujdesit për fëmijët.

Shumë analistë janë shprehur se gratë në Kinë tashmë përballen me një hendek të gjerë gjinor për sa i përket pjesëmarrjes së fuqisë punëtore dhe të ardhurave dhe kanë barrën më të madhe të kujdesit të fëmijëve dhe mbështetja nga shteti ka rënë .

Shkolla Ekonomike e Universitetit të Pekinit muajin e kaluar i kërkoi Kinës që t’u japë prindërve për çdo të porsalinduri 1 milion Juanë për të ngritur normën e lindshmërisë prej vetëm 1.3 fëmijë për grua në vitin 2020. Global Times, një tabloid nacionalist pranoi vështirësinë e të pasurit tre fëmijë në qytete të mëdha, por gjithashtu bëri të ditur se ekonomia nuk ishte i vetmi faktor por edhe lëvizjet demografike, karriera etj.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *