Rriten çmimet e gazit e naftës në Britaninë e Madhe

13:38 22/03/2022

I ftohti i javës së ardhshme mund të rrisë konsumin e energjisë

I ftohti që pritet të përfshijë javën e ardhshme Europën mund të rrisë konsumin e energjisë në banesa dhe të sjellë një rritje tjetër te çmimeve. Edhe çmimet e benzinës dhe naftës kanë shënuar rekorde të reja në Mbretërinë e Bashkuar.

Tabela e çmimit të benzinës tregon shifrën 166,9 Paund dhe për naftën çmimi llogaritet me 179,9 Paund për litër. 10% e familjeve më të pasura shpenzuan tetë herë më shumë për karburant edhe pse çmimi u rrit.

Luhatja e çmimeve të karburantëve në tregjet e shitjes me shumicë për benzinën dhe naftën dëshmojnë edhe një herë që kemi të bëjmë me një treg të paqëndrueshëm të energjisë në kushtet e parashikimeve për mot më të ftohtë.

Ndryshe nga qeveria e Boris Johnson, qeveritë e shteteve të BE-së në vend që të taksojnë naftën ruse, ata po e subvencionojnë atë me 9 miliardë Euro para të taksapaguesve. Madje liderët e BE-së do të blejnë bashkarisht gazin natyror të lëngshëm LNG, hidrogjen për dimrin e ardhshëm gjë që do të kërkojë importe më të larta nga vende të tjera si Katari dhe Shtetet e Bashkuara.

Këto shtete synojnë të koordinojnë masat për mbushjen e depozitave të gazit dhe të fillojnë ta bëjnë këtë “sa më shpejt të jetë e mundur”.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *