Rriten çmimet e karburanteve dhe ushqimeve në BE

20:13 12/03/2022

Në vendet evropiane reflektohen pasojat e konfliktit Rusi-Ukrainë

Çmimet e naftës, gazit dhe ushqimeve janë rritur në nivele rekord në shumë vende evropiane pas sanksioneve ndërkombëtare ndaj Rusisë.

Mbështetja në furnizimet me grurë nga Rusia dhe Ukraina ka shënuar rritje të kostos së shitjes me shumicë me gati 50 për qind të çmimeve të ushqimeve anekënd kontinentit evropian gjatë dy javëve të fundit.

Dyfishimi i rritjes së çmimit të gazit do të thotë që prodhuesit e perimeve të mos përballojnë ngrohjen e serave. Rritja e çmimeve të karburanteve dhe gazit natyror ka rritur edhe kostot e transportit rrugor, gjë që ka sjellë rritje të çmimeve të konsumit ditor.

Në Greqi, norma vjetore e inflacionit të vendit u rrit në 7.2 për qind duke arritur në nivelin më të lartë të 26 viteve te fundit sipas Autoritetit te Statistikave. Konsumatorët grekë po përballen me një rritje prej 78,5 për qind e gazit natyror, 71,4 për qind e energjisë elektrike, 41,5 për qind e naftës për ngrohje dhe 23,2 për qind e çmimeve të karburanteve dhe lubrifikantëve.

Për shkak të faturave të larta të shërbimeve të shkaktuara nga rritja e çmimeve të energjisë, firma italiane e kartonit dhe letrës Pro-Gest vendosi të pezullojë prodhimin dhe të mbyllë gjashtë fabrika, duke lënë 400 punonjës të qëndruar në shtëpi.

Klan News

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *