Rriten infektimet ditore në gjithë Europën

18:05 26/03/2021

Brazil, rekord me mbi 100 mijë të prekur në 24 orë

Vijojnë të jenë të larta shifrat e infektimeve në të gjithë Europën. Franca shënoi mbi 45 mijë raste të reja infektimesh, niveli i dytë më i lartë i infektimeve ditore për këtë vit.

Megjithatë, ekspertët francezë paralajmërojnë se shifrat shumë të larta të paraqitura të enjten dhe këtë të premte nuk mund të konsiderohen ende si kulmi i valës së tretë edhe pse janë të paktën dy herë më të larta se mesatarja e këtij viti.

Pritet që nivelet të rriten akoma më shumë gjatë ditëve të ardhshme. Franca vijon të mbajë kryesimin në listën e vendeve europiane për infektimet ditore.

Shqetësim për kontinentin është edhe Polonia, ku 24-orëshi i fundit shënoi rekordin ditor të gjithë pandemisë me më shumë se 34 mijë raste. Masat e bllokadës në shumicën e zonave më të populluara të vendit, duket se ende nuk po japin rezultatet e pritshme në reduktimin e shifrave të larta të infektimeve.

Kuota të larta infektimesh edhe në Itali, Gjermani por veçanërisht në Greqi ku terapia intensive vazhdon të jetë në krizë. Situatë e rëndë edhe në Brazil ku për të parën herë infektimet ditore kapërcyen 100 mijëshin.  

Tv Klan









Të ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *