Rriten infektimet me Covid-19 në Kosovë, regjistrohen mbi 500 raste të reja dhe 3 viktima në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon nga 4.320 testime, 508 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar tre raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 1.281 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 212.303.

Në total numri i rasteve aktive është 8.685. Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.278 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.804.256 doza të vaksinës.

Deri më sot 811.804 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 94.710 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.