Rriten infektimet me Covid në gjithë Europën

14:40 15/07/2021

Shifra të larta infektimesh me koronavirus u shënuan 24-orëshin e fundit në gjithë Europën, të ushqyera edhe nga përhapja e mutacionit indian. Britania e Madhe shënoi një rekord të ri për 6 muajt e fundit me mbi 41 mijë infektime në 24 orët e fundit. Rusia shënoi rekord me 791 vdekje, shifra më e lartë për gjithë pandeminë, një rekord që thyhet për të tretën ditë radhazi.

Në rritje të dukshme janë edhe infektimet ditore në Itali, ku për të parën herë pas më shumë se një muaji, pati mbi 2 mijë infektime. Qeveria italiane po planifikon ndjekjen e modelit francez për lejimin vetëm të të vaksinuarve në bare, restorante e ambiente argëtimi.

Rritje infektimesh edhe në Francë, ku po ashtu rastet ditore janë mbi 8 800 për të parën herë në rreth 1 muaj e gjysmë. Kjo tendencë detyroi autoritetet franceze, të ndalojnë hyrjen e të pavaksinuarve nga Britania e Madhe, Spanja e Portugalia, përveçse për arsye thelbësore. Sakaq, parizienët kanë nisur protestat kundër ndalimit të hyrjes së të pavaksinuarve në bare, restorante e të tjera ambiente publike.

Të larta rastet edhe në Spanjë e Portugali.

Tv Klan









Të ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *