Rriten infektimet me koronavirus në Itali e Greqi

20:29 17/07/2021

Prej 16 Korrikut në Greqi në bare e restorante lejohen vetëm të vaksinuarit

Italia vijon të shënoje rritje të të prekurve me koronavirus javët e fundit, pavarësisht vaksinimit masiv të popullatës.

Në bilancin e fundit të njoftuar nga autoritetet shëndetësore italiane janë evidentuar 2.898 raste pozitive me Covid-19, nga mbi 205 mijë testime të kryera. Infektimet e reja kanë një normë pozitiviteti me rritje prej 1,4% krahasuar me raportin e mëparshëm. Gjithashtu sipas autoriteteve në Itali edhe numri I viktimave nga Covid-19 ka pësuar rritje me 11 humbje jete, nga 9 në raportin e parafundit.

Situata pandemike nuk është optimiste as në Greqi, ku sipas autoriteteve në shtetin helen orët e fundit janë identifikuar 2,691 raste infektimesh, 11 prej tyre turistë.

Në spitalet Covid në shtetin Helen për shkak të komplikacioneve nga Covid-19, 123 pacientë janë të intubuar në njësitë e kujdesit intensive.

Një problem tjetër në Greqi mbetet edhe hyrja në fuqi e vendimit se në bare, restorante dhe clube nate lejohen vetëm personat e vaksinuar apo ata me certifikate imuniteti. Kjo ka shkaktuar pakënaqësi dhe konfuzion tek bizneset, sipas mediave greke. Për shkak të kësaj situate në kulmin e sezonit turistik, bizneset i kanë kërkuar qeverisë ta tërheqë këtë vendim që i penalizon.

Klan News





Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *