Rriten infektimet në Greqi dhe Itali

22:55 03/01/2022

Në Greqi regjistrohen 78 viktima, në Itali 140 gjatë 24 orëve të fundit

Greqia dhe Italia po përballen me numër të lartë infektimesh gjatë 24 orëve të fundit. Në Greqi janë identifikuar 36, 246 të prekur.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë atje, 78 pacientë kanë humbur jetën, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar rreth 21 mijë viktima, prej të cilëve 95, 1% kishin sëmundje shoqëruese dhe i përkisnin grupmoshës mbi 70 vjeç.

Ndërkohë përhapja e Omicron ka shtuar rrezikun e rritjes së infektimeve, ndërsa ekspertët kanë paralajmëruar më herët se vendi mund të përballet me rreth 80 mijë infektime në ditë. Po ashtu edhe Italia vazhdon të raportojë shifra të larta me Covid-19.

Sipas autoriteteve, në 24 orë janë regjistruar mbi 68 mije raste të reja. I lartë mbetet po ashtu edhe numri i të vdekurve ku kapi shifrën e 140, duke e çuar totalin e vdekjeve që nga fillimi i pandemisë në mbi 137 mijë. Të dyja shtetet po mendojnë për ashpërsimin e masave anti-Covid për të ulur përhapjen e virusit në popullatë.

Klan News  

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.