Rriten infektimet në Itali, rekord në Britani

17:55 08/07/2021

Mbi 4 milionë numri i viktimave nga Covid në botë

Infektimet me koronavirus në Itali kanë nisur të rriten sërish. 24-orëshin e fundit u regjistruan sërish mbi 1 mijë raste të reja, një nivel që nuk arrihej prej mesit të Qershorit.

Autoritetet italiane e kanë paralajmëruar me kohë kthimin e tendencës së rritjes së infektimeve, teksa thonë se varianti indian është përgjegjës për rritjen më të fundit.

Megjithatë, shtimi i rasteve ende nuk ka ndikuar tek numri i të shtruarve në spitale. Me të dyja dozat e vaksinave, të mjaftueshme për krijimin e imunitetit anti-COVID janë vaksinuar deri tani mbi 34% e popullsisë, një nivel ende shumë i ulët për të frenuar shtimin e fataliteteve.

Në Britaninë e Madhe u shënua një tjetër rekord 6-mujor me mbi 32 mijë infektime në një ditë, për shkak të variantit Delta. Vdekjet ditore po ashtu kanë pësuar një rritje të lehtë, e pakrahasueshme megjithatë me proporcionin mes infektimeve dhe vdekjeve ditore në Rusi, ku këtë të enjte pati 734 vdekje dhe mbi 24 800 infektime të reja. Ky krahasim konfirmon sërish se vaksinimi masiv shmang rritjen e fataliteteve.

Sakaq autoritetet franceze u kanë bërë thirrje turistëve, të shmangin Spanjën dhe Portugalinë, ku këto ditë konstatohet tendencë rritje e infektimeve e ushqyer nga qarkullimi i mutacionit indian që përhapet nga turistët britanikë.

Në të gjithë botën u tejkalua shifra e 4 milionë viktimave nga koronavirusi. Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se numri është edhe më i madh se të dhënat zyrtare.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *