Rriten me 10% lindjet në Gjermani

22:58 15/06/2021

Shifra më e lartë në 23 vjet pasi politikat konservatore e bënë të vështirë për gratë që të kishin fëmijë

Gjermania përgjatë Marsit ka regjistruar rritje të lindshmërisë me gati 10%, shifra më e lartë në 23 vjet. Numri i lindjeve në Mars arriti në 65,903, rreth 5,900 më shumë se një vit më parë dhe kjo është hera e parë që shifra 65,000 u tejkalua që nga viti 1998.

Rritja vjen nëntë muaj pasi vala e parë e koronavirusit filloi të binte në Gjermani në Maj të vitit të kaluar dhe masat e para të bllokimit u lehtësuan.

Zyra e Statistikave ka bërë të ditur se nivelet e lindjeve ishin stabilizuar në vende si Spanja, Franca ose Belgjika që u goditën më shumë nga vala e parë e koronavirusit, ndërsa ato ishin rritur gjithashtu në Mars në vendet e tjera të Evropës, veçanërisht në Lindje.

Shumë vende kanë parë normat e lindjeve të tyre të bien gjatë krizës COVID-19. Lindjet në Kinë ranë 18% vitin e kaluar në nivelin më të ulët që nga 1961 dhe norma e lindjeve në SHBA ra 4% në më të dobtën që nga viti 1979.

Ekonomia më e madhe e Evropës dikur kishte një nga nivelet më të ulëta të lindshmërisë në rajon pasi normat dhe politikat konservatore shoqërore e bënë të vështirë për gratë që të kishin më shumë fëmijë, duke shtuar mungesën e fuqisë punëtore në Gjermani.

Kjo filloi tĂ« ndryshojĂ« ndĂ«rsa Kancelarja Angela Merkel zgjeroi pĂ«rfitimet prindĂ«rore dhe investimet  e kujdesit pĂ«r fĂ«mijĂ«t nga 2005.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *