
Italia ka regjistruar sërish shifra të larta të rasteve me Covid-19.
Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, në 24 orët e fundit në Itali janë regjistruar 6,076 raste të reja krahasuar 4,168 që ishin një ditë më parë.
Ndërkohë 60 qytetarë kanë humbur betejën me Covid-19 duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve që nga fillimi i pandemisë në 128,855.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al