Rriten sërish çmimet e gazit në Europë

22:40 18/11/2021

Pezullimi i tubacionit të shumëdiskutuar “Nord Stream 2’ në Gjermani ndikoi negativisht

Çmimet e gazit në Europë janë rritur sërish menjëherë , pasi Gjermania pezulloi procesin e miratimit të gazsjellësit të Rusisë, Nord Stream 2.

Rregullatori gjerman i tregut të energjisë tha në një deklaratë se nuk mund të certifikonte Nord Stream 2 si një operator të pavarur sepse kompania ishte me bazë në Zvicër, jo në Gjermani.

Vendimi vjen në një kohë të tensionit në rritje midis Bashkimit Europian dhe Rusisë për Ukrainën dhe një krizë emigrantësh në kufirin Bjellorusi-Poloni.

Çmimet e kontratave të gazit në Europë u rritën me 10%, duke bërë që bizneset dhe familjet të paguajnë fatura shumë herë më të larta.

Ekspertët kanë paralajmëruar tashmë për rrezikun e ndërprerjes me energjisë elektrike në rast se do të ketë një dimër më të ftohtë se zakonisht.

Bashkimi Evropian merr rreth 40% të gazit natyror të importuar nga Rusia. Nord Stream 2, i cili anashkalon Ukrainën dhe lidh Rusinë drejtpërdrejt me Gjermaninë, u përfundua në Shtator, pavarësisht kundërshtimeve prej vitesh nga disa  vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara, të cilat paralajmëruan se kjo do të rriste ndikimin e Moskës në Europë.

Rusia është akuzuar për bllokim të furnizimeve shtesë të gazit natyror në Europë përmes gazsjellësit ekzistues që kalon Ukrainën në mënyrë që t’i bëjë presion Bashkimit Europian për të miratuar më shpejt projektin.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.