Rriten sërish infektimet me Covid

12:24 28/07/2021

5-fishohen rastet në Francë, Indonezia rekord viktimash

Kanë pësuar një rritje të ndjeshme infektimet me Covid në mbarë botën. Nga 450 mijë raste të reja që u raportuan një ditë më parë, në 24 orët e fundit janë regjistruar më shumë se 570 mijë infektime.

Për rrjedhojë thuajse të gjitha shtetet kanë raportuar rritje, por ku bien në sy Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilat shënuan dyfishim të rasteve krahasuar me 24 orë më parë. Këtë të martë SHBA identifikoi gati 62 mijë raste nga 36 mijë që raportuan të hënën.

Në Europë rritjen më të madhe të infektimeve e raportoi Franca e cila shënoi 26 mijë raste të reja, nga 5 mijë që ishin të hënën.

Shtim të numrit të infektuarve kanë raportuar në këtë 24 orësh edhe Italia, Spanja dhe Gjermania. Ndërkohë që i vetmi vend europian që ka raportuar një rënie të lehtë ka qenë Britania e Madhe.

Situata paraqitet e vështirë në Brazil, ku numri i infektimeve u dyfishua, ndërsa ai i fataliteteve u trefishua. Këtë 24-orësh Brazili raporti mbi 40 mijë raste të reja dhe mbi 1300 viktima.

Situatën më të vështirë pandemike momentalisht në mbarë botën e ka Indonezia, e cila këtë të martë shënoi një rekord të ri me mbi 2 mijë viktima.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *