Rriten sërish infektimet në Australi

23:07 26/09/2021

Pavarësisht variantit Delta, në shtetin e Viktorias janë lehtësuar masat

Shteti i Viktorias në Australi ka shënuar ditën e dytë më të lartë të infeksioneve ditore.

Vendi regjistroi 779 raste të reja me  COVID-19 dhe dy humbje jete. Pavarësisht shpërthimit të variantit Delta Kryeministri, Daniel Andreës ka njoftuar një lehtësim të masave nisur nga e marta.

Ai u shpreh se Viktoria është në rrugën e duhur për të arritur një objektiv vaksinimi prej 80% të popullsisë me të paktën një dozë të vaksinës.

Ndërsa më herët Kryeministri australian Scott Morrison tha në një intervistë se pret që shtetet të rihapen dhe të lehtësojnë kufizimet sapo të arrihet pragu i vaksinimit .

“Secili prej nesh ka një përgjegjësi personale për t’u kujdesur për shëndetin. Dhe kështu është e rëndësishme që ne të ecim përpara”, tha ai. Dy shtetet më të populluara të Australisë, Viktoria dhe New South Wales, po përpiqen të kontrollojnë rastet me Covid-19.

Ngjarjet sportive, udhëtimet, baret, restorantet dhe aktivitete të tjera do të jenë një privilegj vetëm për të vaksinuarit derisa 90% e të rriturve të kenë marrë dy doza.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *