Rriten sërish infektimet në SHBA

17:33 04/08/2021

Vaksinimi i mban të qëndrueshme shifrat nëpër Europë

Tashmë mund të thuhet se edhe Shtetet e Bashkuara po kalojnë një tjetër valë përhapjeje të koronavirusit, që ushqehet nga varianti i ashpër Delta. 24-orëshi i fundit shënoi një rekord të ri infektimesh prej gati 150 mijë rastesh në një ditë, shifra më e lartë e 6 muajve të fundit. Edhe vdekjet ditore kanë pësuar një rritje të lehtë këto ditë. Florida është vala e kësaj vale.

Në Britaninë e Madhe, infektimet ditore janë më tepër se përgjysmuar, krahasuar me kulmin e valës së shkaktuar nga Delta të arritur më 17 Korrik. Vdekjet kanë tendencë rritjeje por jo shumë të lartë. Infektimet ditore janë të qëndrueshme në gjithë Europën, ku ashtu si në Britaninë e Madhe vaksinimi rezulton të ketë dhënë efekte shumë pozitive në mbajtjen nën kontroll të rasteve të reja.

Sipas përllogaritjeve të agjencisë së lajmeve AFP, 1 në 2 persona në vendet e Bashkimit Europian është vaksinuar.

Vendi që kryeson listën e vaksinimit është Malta, ku injeksionin e ka marrë 77% e popullsisë. Mes vendeve kryesore të unionit, Italia ka nivelin më të lartë të imunizimit të popullatës me mbi 60%. E fundit është Bullgaria që ka arritur të imunizojë vetëm 14% të banorëve. Në rënie janë edhe infektimet në Rusi, por pranë niveleve rekord janë vdekjet, ku këtë të Mërkurë u raportua për 790 të vdekur të tjerë.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *