Rriten tensionet Kinë-Tajvan, Pekini kërcënon me aneksim

14:04 10/10/2021

Tajvani kërkon bisedime dhe mbrojtjen e demokracisë

Tensionet mes Kinës dhe Tajvanit kanë arritur në ekstreme. Pas provokimeve Kineze mbi hapësirën territoriale te Tajvanit me avionë luftarakë, dy shtetet po shkëmbejnë në distancë akuza dhe kundërakuza.

Presidenti kinez është zotuar para popullit se do te ribashkoje Tajvanin me Kinën duke mos përjashtuar as përdorimin e forcës. Kjo deklaratë ka sjellë kundër reagimin e presidentes se Tajvanit se cila tha se  nuk do t’i nënshtrohet presionit nga Kina dhe do të vazhdojë mënyrën e saj të ushtrimit të pushtetit demokratik.

Tajvani e konsideron veten shtet sovran, por Kina e sheh si provincë të shkëputur. Presidentja Tsai tha se Tajvani e ka “demokracinë linjë të parë të mbrojtjes”. Ky ishull, sipas saj, nuk mund të detyrohet që të shkojë në “rrugën që Kina ka vendosur”, për të cilën ajo tha se nuk ofron liri, demokraci apo sovranitet. Tajvani nuk do të “veprojë me nxitim”, por do të forcojë mbrojtjen e tij, tha ajo.

Presidentja ripërsëriti ofertën për bisedime me liderët kinezë në mënyrë të barabartë, një ofertë të cilën Pekini – që e cilëson presidenten aktuale Tsain si “separatiste”, e ka refuzuar deri më tani. Tsai u rizgjodh me shumicë votash vitin e kaluar dhe ka premtuar se nuk do t’i nënshtrohet Pekinit.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *