Rritet bilanci i përmbytjeve në Europën Perëndimore

08:40 17/07/2021

Mbi 150 të vdekur në Gjermani dhe Belgjikë

Vijon të thellohet bilanci i përmbytjet që shkaktuan shirat në Europën Perëndimore. Më shumë se 150 persona raportohen se kanë humbur jetën në dy vendet më të prekura nga katastrofa natyrore, Gjermani dhe Belgjikë.

Të paktën 133 prej tyre janë konfirmuar të vdekur në Gjermani, pasi vala e motit të keq përfshiu dy lande. Në mesin e të vdekurve ishin edhe 12 persona në qytetin Sinzig, banorë të një shtëpie për personat me nevoja të veçanta, qe nuk munden te largoheshin kur lumi përmbyti zonën.

I lartë mbetet numri i personave të zhdukur. Forcat e shërbimit të emergjencës dhe ushtria vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar, por operacionet e kërkim shpëtimit janë ndërprerë disa herë për shkak të kushteve të vështira atmosferike.

Edhe në orët e para të së shtunës rrugët në disa qytete gjermane ende ishin nën ujë pothuajse 48 orë pasi nisën përmbytjet, megjithëse niveli i ujit ka filluar të bjerë. Në Belgjikë, qeveria ka konfirmuar se numri i viktimave ka arritur në 20 dhe po kaq është edhe numri i të zhdukurve. Ndërkaq, mijëra persona kanë mbetur pa energji elektrike.

Duke i quajtur përmbytjet më katastrofiket që Belgjika ka parë, kryeministri belg, Alexander De Croo e shpalli 20 Korrikun, ditë zie kombëtare.

Zvicra, Luksemburgu dhe Holanda gjithashtu janë goditur nga stuhia e shiut, duke detyruar autoritetet që të evakuojnë mijëra persona nga qyteti Mastrihti.

Tv Klan








Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *