Rritet bilanci i të vdekurve nga përmbytjet në Amerikën Latine

rritet bilanci i te vdekurve nga permbytjet ne ameriken latine
rritet bilanci i te vdekurve nga permbytjet ne ameriken latine

08:27 11/10/2022

Situata mbetet kritike edhe ne Venezuele ku mbi 30 persona kanë humbur jetën, presidenti Maduro shpall tre dite zie

Uragani Julia e ka çuar numrin e të vdekurve në disa shtete të Amerikës Latine në 28. Përmbytjet e fuqishme shkaktuan një pamje apokalipsi në Guatemalë dhe Nikaragua.

Numri më i madh i personave që kanë humbur jetën janë kryesisht në El Salvador dhe Honduras. Autoritetet Salvadorane raportuan vdekjen e 10 personave, duke përfshirë pesë ushtarë, dhe të paktën 830 persona u evakuuan.

Shtëpitë në Alta Verapaz janë shkatërruar plotësisht nga vërshimet e fuqishme të ujit. Uragani solli gjithashtu rrëshqitje dheu në provincën Huehuetenango, afër Meksikës ku humbën jetën nëntë persona mes tyre edhe një personel i shërbimit të urgjencës.

Lumenjtë dolën nga brigjet e tyre dhe El Salvador shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe hapi 80 strehimore për stuhitë. Në Hondurasin fqinj, një grua 22-vjeçare vdiq pasi ran ë kontakt me energjinë elektrike ndërsa tre të tjerë humbën jetën pasi varka me të cilën ata po lundronin për të kaluar në një provincë tjetër u mbyt.

Julia goditi bregun qendror të Karaibeve të Nikaraguas gjatë fundjavës si një uragan me erëra maksimale 140 km/h dhe më pas u kthye në një stuhi tropikale duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në shumë shtete. Shira të dendur dhe evakuime u raportuan gjithashtu në Panama, dhe Kosta Rika, ku disa autostrada u mbyllën për shkak të reshjeve.

Ndërkaq numri i personave që kanë humbur jetën nga rrëshqitjet e dheut në Venezuelë gjithashtu janë rritur. Mbi 30 persona vdiqën mes tyre edhe dy fëmijë pasi rrjedhja e fuqishme e lumenjve të shkaktuar nga fenomeni La Nina përmbyti shtëpitë e tyre ndërsa mbi 50 të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Në qytetin e Venezuelës, Las Tejerías situata paraqitet vërtet e rëndë. Rreth 1000 personel emergjence po marrin pjesë në operacionet e kërkim-shpëtimit. Presidenti Nicolás Maduro ka shpallur tre ditë zie kombëtare.

Sipas agjencisë së lajmeve Efe, furnizimi me energji elektrike në qytet është ndërprerë, duke e lënë atë në errësirë Reshjet e rrëmbyeshme bënë që lumi El Pato të dalë nga brigjet e tij.  Ujërat morën përpara pemë, makina, shtëpi dhe dyqane rreth 50 km në jug-perëndim të kryeqytetit, Karakas. 

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts