Rritet bilanci i viktimave nga tërmeti në Haiti, raportohet për rreth 2 mijë të vdekur

10:02 18/08/2021

Të paktën 1,941 njerëz kanë vdekur në Haiti nga tërmeti i fuqishëm që goditi vendin të shtunën. Edhe numri i të plagosurve është rritur duke shkuar në gati 10 mijë.

Sipas raporteve nga autoritetet vendase bëhet me dije se shumë qytetarë janë të zhdukur dhe mendohet se poshtë rrënoja mund të ketë ende viktima.

Operacionet e kërkim-shpëtimit nuk kanë vijuar sipas planit, pasi janë penguar nga shirat e shumtë që kanë rënë në vend.

Nga ana tjetër Organizata e Kombeve të Bashkuara ka deklaruar se rreth 500,000 fëmijë kanë mbetur pa strehim, pa ujë dhe pa ushqime dhe vendi është drejt një katastrofe humanitare.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se vendi është në kaos, pasi spitalet janë mbingarkuar, pasi shumë të plagosur kërkojnë ndihmë.

Haiti u godit nga një tërmet me magnitudë, 7.2 të shkallës Rihter dhe qindra banesa tashmë janë rrafshuar./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *