Rritet bilanci i viktimave nga tërmeti në Haiti

09:54 15/08/2021

Tërmeti që goditi Haitin të shtunën në mëngjes vijon të marrë jetë njerëzish. Sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare bëhet me dije se bilanci i viktimave ka shkuar në 304 jetë të humbura dhe më shumë se 1,800 të tjerë janë plagosur.

Po ashtu dhe numri i të zhdukurve është rritur. Haiti u godit nga një tërmet i fuqishëm të shtunën në mëngjes dhe sipas të dhënave mësohet se lëkundjet ishin me magnitudë 7.2 të shkallës Rihter.

Nga lëkundjet e forta janë shembur shumë godina, duke përfshirë banesa private dhe institucione shtetërore apo hotele dhe objekte të kultit.

Kryeministri i vendit në një deklaratë ka bërë me dije se dëmet nga ty tërmet janë shumë të mëdha dhe ka shpallur një gjendje të jashtëzakonshme një mujore. Epiqendra e tërmetit sipas të dhënave ka qenë rreth 12 km nga qyteti Saint-Louis du Sud.

Haiti është një vend me aktivitet të lartë sizmik. Edhe në vitin 2010 vendi u godit nga një tërmet kaq shkatërrues dhe ende nuk ishin rindërtuar të gjitha godinat e shkatërruara në atë kohë./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *