
Tensionet mes Tajvanit dhe Kinës janë në rritje. Autoritetet në Tajvan së fundmi ka bërë me dije se dy raketa kineze janë lëshuar pranë ishujve Matsu.
“Dy raketa u lëshuan nga Kina pranë ishujve Matsu të Tajvanit, të cilat shtrihen në brigjet e Kinës”, njoftuan zyrtarët.
The Guardian shkruan se sipas një raporti të publikua nga Tajvani, raketat janë drejtuar në zonat #2 dhe #3 të stërvitjes të njoftuara më herët nga Kina .
Sakaq Reuters raporton se, në një tjetër shenjë të rritjes së tensioneve, ministria e jashtme e Kinës ka konfirmuar se Wang ka anuluar një takim të planifikuar dypalësh me homologun e tij japonez, Yoshimasa Hayashi.
(BalkanWeb)
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al