Rritet ndjeshëm çmimi i karburantit në Gjermani

19:20 01/09/2022

Skadon afati për reduktimin e taksave për çdo litër

Çmimi i karburanteve në pikat e shitjes në gjithë Gjermaninë pësoi rritje të ndjeshme që prej orëve të para të kësaj të enjteje.

Mesnatën mes 31 Gushtit dhe 1 Shtatorit skadoi afati 3-mujor i reduktimit që i bëri qeveria gjermane taksës për çdo litër karburant, që varionte nga 29.55 Cent për benzinën dhe rreth 14 cent për naftën. Mediat gjermane shkruajnë se mëngjesin e kësaj të enjteje, çmimi u shtrenjtua me deri 50 cent për litër krahasuar me fillimin e javës, kur po ashtu çmimi shfaqi prirje rritëse i ndikuar edhe nga bursat botërore.

Aktualisht në gjithë vendin, çmimet e naftës dhe benzinës variojën nga 2.1 në 2.3 Euro. Është ende e paqartë nëse qeveria gjermane do ta rikthejë masën e reduktimit të taksës së karburantit, nisur edhe nga fakti që borxhi publik po ndjen peshën e rëndë të rritjes marramendëse të çmimit të gazit, si pasojë e sulmit rus në Ukrainë, e kur pritet edhe dimri më i vështirë në dekada.

Edhe në Francë skadoi më 31 Gusht, afati 3-mujor i reduktimit me 18 Cent për litër i taksës për karburantit. Por nga 1 Shtatori, qeveria në Paris miratoi një ulje të re edhe më të madhe me 30 Cent për litër për 3 muajt e ardhshëm.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts