
22:20 06/07/2021
Autoritetet franceze akuzohen për neglizhencë pasi nuk morën masa për të mbrojtur punëtorët dhe banorët
Autoritetet franceze po përballen me veprime ligjore për nivelet shqetësuese të ndotjes rreth katedrales Notre Dame.
Megjithëse kanë kaluar dy vjet rikonstruktimi i saj nuk ka përfunduar ende. Avokatët e një dege të një prej sindikatave më të fuqishme të vendit, akuzojnë autoritetet për neglizhencë të rëndë. Sipas tyre një pjesë e madhe e banorëve , veçanërisht fëmijët dhe ata që punojnë për të rikonstruktuar katedralen, po ekspozohen gjithnjë e më shumë ndaj nivelit të lartë pluhurit toksik të plumbit.
Më 15 Prill 2019, një zjarr shkatërrues përfshiu Katedralen Notre-Dame të Parisit, duke shkatërruar çatinë historike. Brenda katedrales shkalla e dëmit është shumë e madhe. Kati i dëmtuar i strukturës gotike ende mban gjurmën e zjarrit që ra nëpër çatinë 850 vjeçare në atë natë fatale.
Por ekspertët thonë se nivelet e plumbit kane arritur deri në 500,000 mikrogramë për metër katror në oborrin jashtë ndërtesës dhe deri në 20,000 mikrogramë për metër katror në zonat rezidenciale dhe turistike, shumë herë më të larta.
Në Korrik 2019, Inspektorati për Mjedisin i bëri thirrje organizatës rajonale që mbikëqyr operacionin e pastrimit se punëtorët në vend po viheshin në rrezik. Ndër shqetësimet e tij ishin se punëtorëve nuk u ishin dhënë maska ​​që synonin t’i mbronin ata nga rreziku i thithjes së pluhurit të plumbit. Kjo çoi në ndërprerjen e punës për një muaj kur policia mbylli zonën përreth katedrales për të lejuar që të kryhej një operacion 10-ditor dezinfektimi.
Presidenti francez Emmanuel Macron është shprehur se restaurimi i plotë i brendshëm i katedrales mund të përfundojë gjatë kohës që Parisi do të presë Lojërat Olimpike që do të mbahen në 2026.
Klan News
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al